Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Hossein Jaber Ansari dënoi sanksionet e reja amerikane kundër programit balistik të Iranit, duke i cilësuar si të jashtëligjshme, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Isna. Pavarësisht reagimeve nga Teherani, Uashintoni ka njoftuar se çështja e testeve të raketave të Iranit është e ndarë nga marrëveshja bërthamore.