Irani ka dënuar fuqishëm sulmet ajrore dhe sulmet me artileri izraelite në Libanin jugor, si dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile, duke riafirmuar "të drejtën e natyrshme të vendit për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin kombëtar".

“Intensifikimi i veprimeve agresive të regjimit sionist [Izraelit] kundër Libanit – që përkon me përkujtimet e pavarësisë së vendit – përbën një shkelje flagrante të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe marrëveshjes së armëpushimit të nëntorit 2024”, tha Ministria e Jashtme iraniane në një deklaratë.

“Kjo nënvizon realitetin e zymtë se armiku sionist [Izraelit] përfaqëson kërcënimin më të madh për pavarësinë, integritetin territorial, sigurinë dhe stabilitetin e Libanit”, thuhej më tej në deklaratë.

Ministria theksoi më tej se Shtetet e Bashkuara, duke vepruar si mbështetësja dhe bashkëpunëtori kryesor i Izraelit, kishin penguar çdo veprim efektiv ndërkombëtar dhe dënuan atë që e quajti "ndërhyrje shkatërruese të Uashingtonit në punët e brendshme të Libanit".


Lajmi kryesor:

Irani rrëzon dy dronë në Hormuz, 2 anije nafte në flakë! Trump: Lufta e financuar deri në fund të janarit, mund ta ndalim kur të duam! Demokratët pritet të bllokojnë operacionet në Kongres