IRAN- Në Iran është ekzekutuar pas vendimit të gjykatës për dënim me vdekje një nga njerëzit më të pasur në vend, i cili akuzohej për mashtrim.

Dënimi i vdekjes për evazion fiskal është i pari i këtij lloji qoftë edhe për Iranin. Miliarderi Mahafarid Amir Khosravi, i njohur edhe si Amir Mansour Aria u ekzekutua sot në një burg famëkeq në veri të Teheranit.

Bashkë me Khosravi-n, përpara gjyqit dolën edhe 38 të akuzuar, 3 prej të cilëve u dënuan gjithashtu me vdekje, ndërsa të tjerët u dënuan me shumë vite burg.

Sipas të dhënave të drejtësisë, ai dhe njerëzit e tij kishin përvetësuar me anë të dokumenteve të rreme bankare rreth 2 miliardë euro.

Mashtrimi përfshinte përdorimin dokumenteve false për të marrë kredi te një nga bankat e Iranit. Kërkesa për kredi gjoja për të blerë kompaninë shtetërore të hekurit.

Khosravi konsiderohej si një prej njerëzve më të pasur në këtë vend. Perandoria e tij e biznesit përfshinte rreth 35 kompani në industri të ndryshme. Ai kishte në pronësi edhe një klub futbolli. Sipas avokatit të biznesmenit ekzekutimi i tij është bërë u informuar.

Mediat në Iran thonë se hetimet ndaj tij nisën në vitin 2007. Në hetime u përfshi edhe ish- shefi i bankës Melli. Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit në vend është një nga prioritetet e qeverisë së re të presidentit Hassan Rouhani.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)