Irani ekzekuton shkencëtarin e 
rrëmbyer nga CIA në vitin 2009-të

Irani ekzekuton shkencëtarin e <br />rrëmbyer nga CIA në vitin 2009-të
Një shkencëtar është ekzekutuar me litar nga autoritetet iraniane. BBC raporton se Shahram Amiri, u arrestua pas kthimit të tij nga SHBA në Iran në vitin 2010 dhe u vra sot.
 
Nëna e Shahram Amirit tha se trupi i pajetë i djalit të saj ishte kthyer në vendlindje dhe kishte shenja të litarit rreth qafës, duke treguar se ai ishte varur.
 
Amiri ishte mbajtur në një vend të fshehtë pas kthimit të tij nga SHBA-ja, kur edhe kishte deklaruar se ishte marrë me forcë nga CIA.
 
shkencetar
Shahram Amiri
(Shkencëtari iranian, Shahram Amiri)

Disa raporte thonë se ai kishte njohuri të thella të programit bërthamor të Iranit.
 
Amiri i cili ka lindur në vitin 1977 u zhduk pas një pelegrinazhi në Mekë në vitin 2009.
 
Ai u shfaq në SHBA një vit më vonë, duke thënë se ka qenë i rrëmbyer dhe i vënë nën presion të madh psikologjik të CIA-s, që të japë informacione të ndjeshme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie