Irani i përgjigjet akuzave të Tillerson
SHBA, të përmbushë zotimet e saj

Irani i përgjigjet akuzave të Tillerson<br />SHBA, të përmbushë zotimet e saj
Pas deklaratave të Tillerson se Irani është duke zhvilluar armë bërthamore dhe se është duke shkatërruar interesat e Amerikës në Lindjen e Mesme, ka ardhur reagimi nga Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm Iranian Zarif, ka postuar në Twitter se SHBA duhet të përmbushë zotimet e saj në lidhje me marrveshjen bërthamore të 2015 dhe jo të akuzojë Iranin.

Në 2015 u vendos një marrëveshje mes të Iranit dhe fuqive botërore, përfshirë SHBA, ku u vendosën ndalesa ndaj aktivitetit bërthamor të Teheranit, në këmbim të lehtësimit nga sanksionet ekonomike.

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë se kjo marrëveshje duhet kontrolluar pasi ka dyshime që irani nuk I është përmbajtur.

“Akuzat e vjetra të SHBA-së nuk mund të maskojnë pranimin e përmbushjes së obligimeve të Iranit me marrëveshjen bërthamore”, ka thënë Zarif.

Pas këtyre akuzave ashtu si dhe më parë Irani ka mohuar se është duke kërkuar që të zhvillojë armë bërthamore.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris