Irani kundër pranisë së SHBA-së
në negociatat e paqes për Sirinë

Irani kundër pranisë së SHBA-së<br />në negociatat e paqes për Sirinë
Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif, ka deklaruar se vendi i tij është kundër pranisë së SHBA-së gjatë negociatave për arritjen e një paqeje të përhershme për Sirinë.

“Ne jemi kundër pranisë së tyre dhe ne nuk i kemi ftuar, në këtë moment duhet ruajtur struktura trepalëshe, çdo zgjerim mund të rrisë rreziqet për dështim. Politika jonë nuk është që të shtojmë vende të tjera në këtë pjesë të bisedimeve”, është shprehur Zarif.

Irani, i cili është mbështetësi kryesor i regjimit sirian në rajon, është edhe një nga udhëheqësit e negociatave të paqes që do të zhvillohen në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, së bashku me Rusinë dhe Turqinë.

Ndërkohë para dy ditësh, presidenti i Iranit, përjashtojë çdo mundësi për të negociuar një marrëveshje të re për fuqinë bërthamore të vendit me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, i cili do të marri të gjitha kompetencat presidenciale më 20 janar.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat