TEHERAN - Zëvendës ministri i jashtëm Iranian, Amir Hossein-Abdollahian tha se Teherani nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij mbështetës ndaj Sirisë edhe pas zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen të premten. “Marrëdhëniet tona me Sirinë janë strategjike, prandaj çdo ndryshim i qeverisë ose i presidentit nuk do të ndryshojë qëndrimin tonë në Siri çfarëdo qoftë",-tha Amir-Abdollahian.
Për sa i përket furnizimit me armë Sirisë, ai tha se Irani nuk ka dërguar asnjë trupë ushtarake apo municione në këtë vend. Gjithashtu ai shtoi se nuk ka asnjë arsye për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në Siri. Por nëse kjo ndodh Siria do të jetë në gjendje që të mbrojë me sukses integritetin e saj territorial.
Ndërsa për Konferencën e Paqes ai theksoi se do të jetë i suksesshëm vetëm nëse të gjitha palët, opozita dhe forcat qevritare siriane do të marrin pjesë në të.
Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se Assad-i duhet të largohet nga pushteti dhe kanë refuzuar të furnizojnë me armë rebelët, pasi ato mund të bien në duart e elementëve radikalë, përfshirë grupet e lidhura me al Kaedën.
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com