Irani lëshon urdhër arrest ndaj Donald Trump për vrasjen e gjeneralit Soleimani

Irani lëshon urdhër arrest ndaj Donald Trump për vrasjen e gjeneralit Soleimani

Prokurori i Përgjithshëm I Teheranit ka lëshuar një urdhër arresti për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe për 36 shtetas të tjerë, përfshirë zyrtarë të lartë të administratës amerikane, për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani, i vrarë gjatë një bombardimi të kryer nga forcat amerikane në aeroportin e Bagdadit në 3 janar 2020.

Ali Alqasimehr, avokat i Teheranit tha para gazetarëve se akuzat ndaj Trump janë "vrasje dhe terrorizëm" dhe se gjyqi kundër tij do të vazhdojë pasi të ketë mbaruar mandatin si President I SHBA-ve. Ai nuk tha se kush ishin mbi 30 të kërkuarit, por ai saktësoi se Irani I ka dërguar një kërkesë për bashkëpunim Interpol-it. Kjo procedurë nuk i detyron shtetet që bëjnë pjesë në Interpol, të arrestojnë ose ekstradojnë të dyshuarit.

Para se të vritej në bastisjen më 3 janar, Qassem Soleimani ishte komandanti i forcave të Kudsit, një organ i posaçëm i Pasdaran, Rojet Revolucionere të Iranit, që merret me operacionet jashtë vendit.

Vrasja e Soleimanit erdhi pas muajsh tensionesh midis Teheranit dhe Uashingtonit, në ngushticën e Hormuzit dhe në Irak, tensione që arritën kulmin në fund të dhjetorit me rrethimin dhe shkatërrimin nag ana e milicisë pro iraniante të ambasadës amerikane në Bagdad.

Në sulmin me raketa në aeroportin e kryeqytetit irakian, vdiq edhe Abu Mahdi al-Mohandes, nënkryetari i forcave të mobilizimit popullor, një milici irakene që ka lidhje të ngushta me Qudsin iranian.

"Gjenerali Qassem Soleimani është përgjegjës për vdekjen e mijëra amerikanëve. Ai ishte duke planifikuar të vriste shumë më tepër. Ne nuk e lejuam atë", shkroi Trump pas sulmit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja