Irani me program të ri bërthamor
paqësor,SHBA e Izraeli dyshues

Irani me program të ri bërthamor <br />paqësor,SHBA e Izraeli dyshues
IRAN - Irani pohoi se kaloi me sukses testi i një versioni të modernizuar të raketës balistike me rreze të shkurtër që përdor një sistem të ri udhëzimesh, duke rritur aftësinë e tyre për të goditur objektivat si në tokë ashtu dhe në det, deklaroi Ministri i Përgjithshëm i Mbrojtjes, Ahmed Vahidi.

"Me gjeneratën e katërt të Fateh 110, forcat e armatosura të vendit tonë janë të afta të shkatërrojnë objektivat në tokë dhe det", kështu citohejVahidi në mediat e vendit.

Ka të ngjarë që ky lajm të rrisë nervozizmin perëndimor mbi programin bërthamor të Iranit dhe mund të vendosë në pikëpyetje efektivitetin e sanksioneve të vendosura për naftën në vend. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk e kanë përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes ushtarake për të ndaluar programin, nëse do ta shohin të nevojshme.

Irani pretendon se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore dhe raketat janë për arsye mbrojtëse.

"Këto janë masa mbrojtëse dhe do të përdoren vetëm kundër agresorëve dhe atyre që kërcënojnë interesat e vendit dhe integritetin territorial", tha Vahidi.
(ed.ka/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0