Irani ka mohuar se janë duke u zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara, siç njoftoi Presidenti Donald Trump. "Trump u tërhoq nga sulmi ndaj infrastrukturës jetësore pasi kërcënimet ushtarake të Iranit u morën seriozisht", citohet të ketë thënë një zyrtar i lartë i sigurisë nga agjencia e lajmeve Fars.
"Presioni nga tregjet financiare dhe kërcënimi i obligacioneve amerikane dhe perëndimore janë rritur, dhe ky ishte një faktor tjetër i rëndësishëm në këtë tërheqje", shtoi ai. "Që nga fillimi i luftës, disa ndërmjetës i kanë dërguar mesazhe Teheranit, ndaj të cilëve përgjigja e qartë ka qenë se ne do të vazhdojmë të mbrohemi derisa të arrijmë parandalimin e nevojshëm", sqaroi burimi. "Nuk ka pasur negociata dhe asnjë nuk është duke u zhvilluar."
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump shtyn me 5 ditë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit: Bisedimet me ta, kanë shkuar mirë! Media: Teherani mohon negociatat










