Irani: Muxhahedinët e strehuar
nga Shqipëria kanë kryer krime

Irani: Muxhahedinët e strehuar<br />nga Shqipëria kanë kryer krime
Zëvendësministri i Jashtëm për Europën dhe Amerikën i Iranit, Majid Takht Ravanchi deklaron se muxhahedinët që ka strehuar Shqipëria kanë kryer krime.
 
Terrorizmi nuk duhet të tolerohet nga asnjë vend. Terrorizmi është kërcënim, është një rrezik jo vetëm për një apo dy vende.
 
Ai është kërcënim për të gjithë komunitetin ndërkombëtar. Ky fakt duhet kuptuar nga të gjithë. Së dyti, ne nuk njohim terroristë të mirë apo të këqij.
 
Të gjithë terroristët janë të rrezikshëm, sepse ata nuk duan të shikojnë t’u ndodhin gjëra të mira njerëzve. Dallimi midis një terroristi të mirë apo të keq, mendoj se të keqdrejton përfundimisht.
 
Nuk duhet të pranojmë ndonjë nocion që do të kategorizonte një terrorist të mirë kundrejt një terroristi të keq, organizatave të mira terroriste kundrejt organizatave te këqija terroriste.
 
Organizata të cilës i referoheni ka qenë përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 17.000 iranianëve të pafajshëm. Ky fakt duhet mbajtur mirë në mend. Asgjë nuk mund ta fshehë këtë fakt.
 
Kështu që, kushdo që merret me këta njerëz, duhet të njohin faktin se ata kanë kryer kaq shumë krime dhe se urrehen nga iranianët. Kjo është diçka që duhet mbajtur mend nga të gjithë ata njerëz që janë në kontakt me këtë grup
” deklaroi ai për “Albanian Daily News“.
 
Shqipëria ka strehuar mbi 2 mijë muxhahedinë, që ndiqen nga regjimi në Iran, ndërsa kanë ardhur me grupe. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)