UASHINGTON - Planet ushtarake të perëndimorëve në Siri janë një sfidë për Kartën e Kombeve të Bashkuara, i ka deklaruar zëvëndësministri rus i Punëve të Jashtme, Ghennadi Gatilov, sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki- Moon.
Është një sfidë edhe për të drejtën ndërkombëtare ka shtuar Gatilov, në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Uashington. Nga ana tjetër vjen kërcënimi i Iranit.
"Nëse Siria do të sulmohet, Izraeli do të digjet"- Zëvëndës komandanti i ushtrisë iraniane, gjeneral Masoud Jazayeri, citon Tg com. Ai shton se, aksionet e SHBA-së dhe Britanisë kundër qeverisë siriane e cila, "është e pafajshme është në realitet një operacion sionit".
Nga ana tjetër kryeministri italian Enrico Letta ka thënë se, Italia do të jetë pranë Kombeve e Bashkuara, vetëm nëse jepet konfirmimi për ndërhyrjen ushtarake në Damask.
Redaksia online
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com