Irani nis flotën detare drejt Gjirit të
Meksikës, do të tregojë forcën

Irani nis flotën detare drejt Gjirit të<br />Meksikës, do të tregojë forcën<br>
Komandanti i ri detar i Iranit, Admirali Hossein Khanzadi ka lançuar një nismë të guximshme duke deklaruar se do të dërgojë një flotë ushtrarke në Gjirin e Meksikës.

Khanzadi ka në plan të shtojë nëndetëset në flotën ushtarake të Iranit, pikërisht këto lëvizje të paralajmëruara kanë alarmuar fuqitë botërore.
nendetese

Komandanti i ri kërkon që Irani të jetë një fuqi ushtarake globale dhe me këto lëvizje kërkon që t’i bëjë amerikanët që të kenë frikë nga një luftë e ftohtë me superfuqinë e Lindjes së Mesme.

Në konferencën e tij të parë për shtyp Hossein Khanzadi tha se forcat detare të Iranit do të shkojnë në Oqeanin Atlantik dhe të valvisin falmurin e Iranit në Gjirin e Meksikës.
ushtri

Po ashtu komandanti njoftoi se do të shkojë edhe në Detin Kaspik javën e ardhshme për të testuar raketat “Separ”.

Marina iraniane do të nisë portin e vet në qytetin Jask, në Gjirin e Omanit dhe do të ruajë hyrjen në Gjirin Persik. Theksojmë se në nëntor të vitit të kaluar, një flotë iraniane lundroi rreth Afrikës dhe hyri në Oqeanin Atlantik.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: Kam qënë dëshmitare kur ju ka uruar

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: Kam qënë dëshmitare kur ju ka uruar