IRAN - Udhëheqësi suprem iranian Ajatollah Ali Kamenei, tha se ndërhyrja amerikane në Siri do të jetë "një katastrofë për rajonin, pasi fuqitë perëndimore po bëjnë plane për të sulmuar Damaskun për shkak të përdorimit të armëve kimike. Kështu raporton agjencia shtetërore e lajmeve ISNA.

"Ndërhyrja e Amerikës do të jetë një katastrofë për rajonin. Rajoni është si një dyqan me barut dhe e ardhmja nuk mund të parashikohet", - citoi agjencia në fjalë, deklaratën e Ali Kamenei. 

Zyrtarët iranianë kanë fajësuar rebelët sirianë për sulmin e 21 gushtit, të cilët përdorën gaz helmues duke shkaktuar vrasjen e qindra personave në periferi të Damaskut.

"Si një viktimë e armëve kimike, Republika Islamike e Iranit nuk do të tolerojë përdorimin e armëve të tilla,”-  ka theksuar Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif për televizionin shtetëror, duke kujtuar luftën kimike në 1986, ku ekspertët e OKB-së konfirmuan se Iraku kishte shkelur Konventën e Gjenevës duke përdorur armë kimike kundër Iranit, "por Teherani aq nuk do të tolerojë ndonjë grup vendesh, që i kanë dhënë të drejtën vetes,  për të zhvilluar një fushatë ushtarake në rajon."

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj janë angazhuar së bashku për një sulm të mundshëm ushtarak kundër Sirisë, pasi dyshohet se forcat qeveritare kanë përdorur armë kimike mbi civilët. 
 
Redaksia online
(Ludmilla Çenga/ar.sh/shqiptarja.com