Irani nuk do të rihapë Ngushticën e Hormuzit në këmbim të një “armëpushimi të përkohshëm”, tha një zyrtar i lartë iranian i cituar nga Reuters, duke kërkuar të mbetet anonim. Ai shtoi se Teherani beson se Uashingtoni nuk është i gatshëm për një armëpushim të përhershëm.

Ai konfirmoi gjithashtu se Irani ka marrë propozimin e Pakistanit për një armëpushim të menjëhershëm dhe po e shqyrton atë, duke theksuar se Teherani nuk pranon të vihet nën presion për të pranuar afate dhe për të marrë një vendim.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Teherani refuzon armëpushimin 45 ditor dhe propozon plan me 10 pika! Trump: Nesër afati i fundit për një marrëveshje me Teheranin! Ata s’mund të kenë armë bërthamore