“Ne po ju vëzhgojmë”, i është drejtuar Pete Hegseth Iranit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se kapacitetet e SHBA-ve dhe Iranit nuk janë të njëjta dhe se kjo “nuk është një luftë e barabartë”.

“Ne vetëm po bëhemi më të fortë. Ju po nxirrni nga depot lëshuesit dhe raketat që ju kanë mbetur, pa pasur mundësi t’i zëvendësoni”, tha ai.

Ai thotë se ushtria amerikane po rikarikohet me më shumë fuqi se kurrë më parë.

“Ne jemi gati të veprojmë me urdhrin e presidentit tonë dhe me shtypjen e një butoni”, tha Hegseth.

Më tej, shtoi se Irani pëlqen të thotë se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, por nuk ka një marinë detare. “Ju nuk mund të kontrolloni asgjë.” Sipas tij, është marina amerikane ajo që kontrollon trafikun në Ngushticë dhe e bën këtë me më pak se 10% të fuqisë së saj detare.


Lajmi kryesor:

SHBA-Iran, optimizëm për një marrëveshje mes palëve! Lufta në Liban, pritet bisedë telefonike mes liderëve