Irani do të paguajë çdo ushtar që arrin të kapë apo vrasë një ushtar amerikan duke shpallur publikisht një shpërblim nxitës për forcat e veta të armatosura.
“Çdo forcë iraniane që arrin të kapë ose të vrasë një agresor amerikan do të marrë një shpërblim prej 30 mijë dollarësh”, deklaroi komandanti i ushtrisë iraniane, Amir Hatami, i cituar nga agjencia Fars.
Ndërkohë, parlamenti iranian diskuton sot një projektligj mbi “sigurinë dhe zhvillimin e Ngushticës së Hormuzit dhe Gjirit Persik”, si dhe një tjetër projektligj për “kundërvënien ndaj ndërhyrjeve të huaja”.
Projektligji i parë përmban një nen që do të ndalonte kalimin në Ngushticën e Hormuzit të “çdo anijeje që transporton pajisje dhe ngarkesa në pronësi të SHBA-së, Izraelit dhe vendeve armiqësore ndaj Iranit”.
Parimet e përgjithshme të të dy projektligjeve janë miratuar nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme të Parlamentit iranian.
Bisedimet mes dy vendeve duket se kanë ngrirë dhe nuk ka asnjë sinjal riafrimi. Irani pretendon se Ngushtica e Hormuzit kontrollohet nga ata.
Trump të shtunën deklaroi se do e shpallë territor amerikan ndërsa Sekretari i Thesarit ka premtuar izolim të egër ekonomik të Teheranit.










Komente
Komento