/ATSH-AFP/ - Irani pritet të dislokojë trupa ushtarake në Siri nëse regjimi i Bachar al-Assadit, aleati i tij ia drejton këtë kërkëse, njoftoi sot një zyrtar i lartë iranian, në vizitë në Damask.
"Nëse Siria na e paraqet këtë kërkesë për dërgimin e luftëtarëve iranianë, ne do ta marrim në konsideratë dhe do të marrim një vendim", tha Alaeddine Boroujerdi, kreu i komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare dhe të Politikës së Jashtme, gjatë një konference shtypi.
"Irani e ka në rend të ditës luftën kundër terrorizmit. Ne kemi mundësuar ndihma në armë dhe dërgimin e këshilltarëve në Siri dhe në Irak", shtoi Boroujerdi i cili ka takuar Assadin dhe kreun e shërbimeve iraniane të sigurisë, Ali Mamlouk.
Kohët e fundit burime ushtarake siriane kanë njoftuar për mbërritjen e mijëra luftëtarëve iranianë në bazën ushtarake Hmeimim, në jug të Lattakias nga ku nisen ndër të tjera avionë luftarakë rus për të kryer sulme në mbështetje të forcave të regjimit që po lufton rebelët.
/Shqiptarja.com