Udhëheqësi Suprem i Iranit ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara si një mjet efektiv për të bllokuar ndërhyrjen amerikane në vend.
Ayatollah Ali Khamenei u tha studentëve në një fjalim që u transmetua në televizionin shtetëror një ditë para 40 vjetorit të marrjes së ambasadës amerikane në Teheran, se negociimi me Shtetet e Bashkuara do të thoshte që Irani po i nënshtrohej politikës së tyre maksimale të presionit.
Khamenei paralajmëroi se "përvojat e Kubës dhe Koresë së Veriut janë para syve tuaj", duke shtuar se negociatat mes Uashingtonit dhe dy vendeve të tjera nuk kishin çuar në uljen e sanksioneve.
Tensionet kanë qenë të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit pasi Presidenti Donald Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit 2015.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të sprapsin ndikimin e Iranit në të gjithë rajonin duke vendosur sanksione dhe duke ofruar ndihmë ushtarake dhe ndihma të tjera për kundërshtarët e tij.
Këto sanksione e kanë ndaluar Iranin të shesë naftën e tij jashtë vendit dhe e kanë dëmtuar ekonominë e tij. Qysh atëherë Irani ka filluar të shkelë kushtet e marrëveshjes bërthamore./VOA
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pesë pyetje për 2025-ën
26 Dhjetor, 08:23
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49
-
Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit
25 Dhjetor, 14:06
-
Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:29
-
Amerika po planifikon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
24 Dhjetor, 14:47
-
SHBA/ Komisioni i Etikës akuzon ish-ligjvënësin e Floridas, Matt Gaetz se pagoi rregullisht për seks, përfshirë një minorene
24 Dhjetor, 14:45
-
Trump tha se do të blejë Groenlandën, kryeministri i vendit i përgjigjet: Nuk jemi në shitje
24 Dhjetor, 14:16
-
‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump
23 Dhjetor, 20:39
-
Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën
23 Dhjetor, 20:10
-
I dërguari special për Ukrainën dhe Rusinë/ Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg për një fund të shpejtë të luftës
23 Dhjetor, 10:11
-
A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë
23 Dhjetor, 10:01
-
Marrëveshja për emigrantët, Meloni mbledh nesër qeverinë: Më duket se Kasacioni na ka dhënë të drejtë
22 Dhjetor, 11:51