Irani pretendon se dy avionë transporti amerikanë C-130 dhe dy helikopterë Blackhawk u rrëzuan.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se forcave amerikane iu desh të shkatërronin dy nga avionët e tyre gjatë misionit të shpëtimit, sipas Wall Street Journal.

Në postimin e tij duke festuar suksesin e misionit të shpëtimit, Donald Trump tha se nuk kishte vdekje, por nuk përmendi avionët.

“Fakti që ne ishim në gjendje t’i realizonim të dyja këto operacione, pa asnjë amerikan të vrarë apo të plagosur, vërteton edhe një herë se kemi arritur dominim dhe superioritet dërrmues ajror mbi qiellin iranian”, tha presidenti i SHBA-së.

Tani, mediat iraniane kanë publikuar imazhe dhe video të vendit të rrëzimit të mjeteve ajrore, rreth 45 km në jug të qytetit iranian të Isfahanit.

Sky News i verifikoi këtë pamje filmike duke i krahasuar malet e fotografuara me kreshtat aty pranë dhe duke i krahasuar pamjet fotografike me ato video.

Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se forcat amerikane u detyruan të shkatërronin të paktën një avion gjatë misionit të shpëtimit sepse ai kishte funksionuar keq.

Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se trupat amerikane shpërthyen dy aeroplanë transporti për shkak të një defekti teknik, duke i detyruar ata të dërgonin avionë shtesë për të përfunduar operacionin e shpëtimit.

Rrethanat që çuan në shkatërrimin e avionit nuk janë konfirmuar ende në mënyrë të pavarur. Imazhet tregojnë pjesë nga të paktën një aeroplan dhe një helikopter i madh.


Lajmi kryesor:

Trump kërcënon Iranin: Hapni Hormuzin o k*pila, ose do godasim termocentralet dhe urat të martën! Shtëpia e Bardhë mohon pretendimet për shtrimin e Presidentit në spital