Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi
Irani thotë se nuk sheh asnjë arsye për të negociuar me Shtetet e Bashkuara pas shpërthimit të luftës. Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi deklaroi se bisedimet me Uashingtonin po zhvilloheshin kur SHBA vendosi të sulmonte.
Sipas tij, kjo ishte hera e dytë që ndodhte një gjë e tillë, duke iu referuar negociatave që po zhvilloheshin para fillimit të luftës 12-ditore në qershor. Deklarata e Araghchi u bë gjatë një interviste për CBS.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Teherani: Është lëshuar një raketë me karburant të ngurtë Sejjil kundër Izraelit! Pasdaranët: Do vrasim Netanyahun! Trump: Mojtaba Khamenei? Nuk e di nëse është gjallë












