Pasdaran, rojet revolucionare të Iranit njoftuan për rrëzimin e një droni spiun amerikan, i cili dyshohet se shkeli hapësirën ajrore pranë qytetit Kuhmobarak, përgjatë brigjeve të Gjirit Persik, jo shumë larg zonës strategjike të Ngushticës së Hormuzit.
Për momentin, Shtetet e Bashkuara mohojnë se një prej avionëve të tyre ka shkelur hapësirën e Teheranit; sipas një burimi anonime të qeverisë amerikane, diçka e tillë mund të ketë ndodhur në hapësirën ajrore ndërkombëtare, mbi ngushticën e Hormuzit. dhe jo në atë iraniane.
Vetëm pak ditë më parë, Pentagoni kishte akuzuar pasdaranët iranianë se kishin goditur një tjetër dron me një raketë, i cili fluturoi mbi Gjirin e Omanit, në vendin ku u sulmuan pak ditë më pare dy tankerat./Përgatiti Ilir Çuçi