Irani s'ka armë bërthamore
thotë kreu i ushtrisë izraelite

Irani s'ka armë bërthamore<br />thotë kreu i ushtrisë izraelite
TEL AVIV - Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite thotë se Irani nuk është duke ndërtuar armë bërthamore.

Në një intervistë për gazetën Haaretz, gjeneral-lejtnant Benny Gantz thotë se lideri suprem i Iranit ajatollah Ali Khamenei nuk e ka marrë akoma vendimin për ndërtimin e një bombe.

Irani thotë se po zhvillon teknologjinë bërthamore për qëllime paqësore, por në perëndim është parë gjithmonë me dyshim dhe është akuzuar se po zhvillon armë nukleare.

Në nëntor IAEA tha se Irani po punon fshehurazi drejt teknologjisë për të prodhuar armë bërthamore. Vendet perëndimore kanë marrë tashmë sanksione gjithnjë e më të forta kundër Iranit dhe shpresojnsë se këto sanksione do të sjellin frytet së shpejti.
Por kryeministri izraelit Netanyahu deklaroi disa herë se nuk do të ketë kohë të ndalohet Irani dhe se duhet menduar zgjidhja ushtarake.

Shefi i ushtrisë izraelite duket se e mendon ndryshe: “Irani po shkon hap pas hapi në pikën ku mund të jetë i aftë të vendosë nëse do prodhojë një bombë. Akoma nuk e ka vendosur ta bëjë këtë”. Më tej duke folur për lidershipin iranian gjeneral Gantz shton: “Nuk besoj se do vendosë ta bëjë një gjë të tillë. Unë mendoj se udhëheqja iraniane përbëhet nga njerëz shumë racionalë”.

Por kreu i ushtrisë izraelite thotë se ky vit është kyç dhe “jemi në një periudhë kur diçka duhet të ndodhë”. “Ose Irani do ta çojë programin bërthamor drejt një profili civil dhe vetëm civil, ose bota, përfshirë edhe ne (Izraeli), duhet të bëjmë diçka. Jemi më pranë fundit të bisedës sesa mesit të saj”.

Pavarësisht mendimeve të tij ai thotë se si ushtarak është i përgatitur të zbatojë çdo urdhër, “jam i përgatitur për shpalosjen e plotë të kapaciteteve tona, politikanëve tanë do t’u duhet të marrin vendime kurajoze dhe të dhimbshme”.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje