Irani: SHBA-ja faktor i pabesueshëm në Gjirin Persik

Irani: SHBA-ja faktor i pabesueshëm në Gjirin Persik

Sipas medias shtetërore iraniane Zarif është takuar me homologun e tij norvegjez, Eini Ericsson, në kuadër të kontakteve në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.

Në konferencën e përbashkët mbajtur pas takimit shefi i diplomacisë iraniane iu përgjigj edhe një pyetjeje lidhur me pjesëmarrjen apo jo të Norvegjisë në koalicionin që kërkon të krijojë ShBA-ja në Gjirin Persik.

“ShBA-ja është faktor mosbesimi në Gjirin Persik. Nuk duhet të lejojmë që në këtë rajon të ketë incidente, pasi rajoni është mjaft i ngarkuar”,- u tha Zarif gazetarëve.

Nëse në Ngushticën e Hormuzit ka siguri detare, atëherë kjo duhet të jetë edhe në Ngushticën e Gjibraltarit. Irani është fuqia më e rëndësishme e rajonit për sa i takon sigurisë detare dhe rritja e prezencës ushtarake në Gjirin Persik nuk do ti shërbejë sigurisë”,- theksoi Zarif.

Zarif mbajti fjalim edhe në një seminar organizuar në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Norvegjisë (NUPI). “Irani kontrollon gjysmën e Ngushticës së Hormuzit dhe siguria këtu nuk mund të arrihet pa Iranin”, nënvizoi Zarif.

Xhevad Zarif rikonfirmoi edhe një herë se Irani nuk do të jetë pala që do ta niste një luftë në rajon, vetëm se ata do ta mbrojnë veten në rast të lindjes së një lufte.”

Në kuadër të kontakteve në Oslo ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Xhevad Zarif ishte takuar edhe me Kryeministren e Norvegjisë, Erna Solberg.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit