Irani sulmohet sërish me viruse kompjuterike

Irani sulmohet sërish me viruse kompjuterike
TEHERAN - Pajisjet e disa impianteve kryesore të naftës në Iran u detyruan të shkëputeshin nga rrjeti pas një sulmi me virus që goditi sistemin e brendshëm kompjuterik të ministrisë së naftës dhe të kompanisë kryesore të naftës në vend.

Prodhimi i naftës nuk dëmtua, por uzinat u shkëputën nga rrjeti për arsye sigurie, thanë autoritetet iraniane. Një zëdhënës i ministrisë së naftës tha se si pasojë e sulmit janë vjedhur të dhëna lidhur me përdoruesit e websiteve, por të dhënat kryesore të industrisë së naftës iraniane, shtoi ai, janë të sigurta sepse ruhen në sisteme kompjuterike të shkëputura nga rrjeti.

Në vitin 2010 Irani u godit nga një sulm me virus, i njohur si Stuxnet, që ishte projektuar për të çrregulluar pajisjet e uzinave bërthamore të Iranit.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje