Teherani ka nisur sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave amerikane në Jordani, Kuvajt, Irak dhe Bahrein, pasi forcat amerikane rifilluan sulmet kundër Iranit të martën.
Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane raportoi se pesë persona, përfshirë një fëmijë, u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën kur një sulm me raketa amerikane goditi një shtëpi ku po zhvillohej një dasmë në Sirik, në Iranin jugor. Ushtria amerikane tha se ishte në dijeni të raporteve, por se nuk kishte synuar kurrë civilë.
Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit pasuan "sulme të tentuara së fundmi" nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kundër anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit dhe forcave amerikane në rajon. Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) tha se SHBA-të do të "pendohen" për sulmet.
Forcat e Armatosura Jordaneze thanë se kishin kapur 13 raketa balistike, 10 prej të cilave u shkatërruan, ndërsa tre ranë në zona të largëta. Nuk pati vdekje ose lëndime si pasojë e sulmit nga Irani.
Ushtria e Kuvajtit tha se mbrojtja e saj ajrore po i përgjigjej sulmeve me raketa iraniane të mërkurën në mëngjes.
Disa shpërthime u raportuan gjithashtu në Bahrein pas sulmeve nga Irani, sipas mediave shtetërore iraniane.
Në rajonin autonom të Kurdistanit të Irakut, Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kishte goditur bazat amerikane me raketa dhe dronë, duke shkatërruar një qendër mirëmbajtjeje, depo dhe pajisje, raportoi agjencia shtetërore IRNA.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk po përpiqet që ta ulë Iranin në tryezën e negociatave. Ndër të tjera ai theksoi se Hormuzi është nën kontrollin e tyre dhe ekonomia e Iranit po fundoset.
"Nuk po përpiqem ta detyroj Iranin të ulet në tryezën e negociatave. Nuk më intereson nëse ata nënshkruajnë një marrëveshje që nuk do të thotë asgjë për ta. Ne kemi kontroll pothuajse të plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe ekonomia e tyre po shembet. Ata thjesht po presin të pashmangshmen. Kur do të ngrihet populli iranian dhe do të luftojë?" shkroi Trump në Truth..
Lajm në përditësim….
.jpg)
Foto: Cisternë nafte në flakë
Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar dy cisterna nafte të qeverisë iraniane në valën e fundit të sulmeve, raporton Axios, duke cituar burime që thonë se është hera e parë që ushtria amerikane ka shënjestruar cisternat e naftës të Teheranit në hakmarrje për sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit.
Sulmi është pjesë e strategjisë "cisternë nafte pas cisterne" të miratuar nga Presidenti Donald Trump për të penguar sulmet ndaj Hormuzit. Një total prej 100 objektivash u goditën gjatë sulmeve.











Komente
Komento