Kryeministri australian Anthony Albanese tha se një sulm iranian gjatë natës goditi Bazën Ajrore Al Minhad, rreth 20 kilometra në jug të Dubait, ku janë të stacionuar mbi 100 ushtarë australianë, së bashku me një numër më të vogël të personelit britanik dhe amerikan.
"Një bllok banesash dhe një strukturë mjekësore pësuan dëme të vogla për shkak të një zjarri të që shpërtheu pas goditjes me raketë", tha Albanese, duke shtuar se nuk pati viktima.
Kjo është hera e dytë që baza është goditur, pasi më parë ishte shënjestruar nga një dron iranian.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Presidenti iranian: Sulmet ndaj objekteve tona energjetike kanë pasoja të pakontrollueshme! Teherani godet me raketa rafinerinë më të madhe të gazit në Katar











