Foto: Flamuri i NATO-s
NATO thotë se është gati të përballet me çdo kërcënim dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur aleatët e saj, pas raportimeve se Irani ka konsideruar të godasë objektivat ushtarake amerikane në Evropë nëse Donald Trump përshkallëzon luftën.
I pyetur nga Reuters në lidhje me raportin, një zyrtar i NATO-s siguroi se aleanca ka një aftësi të fortë mbrojtëse dhe parandaluese.
Lajmi kryesor:
Media: Teherani po shqyrton mundësinë e sulmit ndaj objektivave ushtarake amerikane në Evropë! NATO: Gati të përballemi me çdo kërcënim
LAJMET MË TË VLERËSUARA







