Irani zhvillon manovra ushtarake
pas sanksioneve të reja amerikane

Irani zhvillon manovra ushtarake<br />pas sanksioneve të reja amerikane
Irani po zhvillon sot manovra ushtarake si edhe testime raketash, një ditë pasi SHBA vendosi sanksione të reja ndaj Teheranit, si kundërpërgjigje ndaj testeve të javës së kaluar me raketa balistike.
 
”Këto manovra janë përgjigje ndaj kërcënimeve dhe sanksikoneve të Uashingtonit”, tha Garda Revolucionare iraniane.
 
Dje, Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj 13 individëve dhe 12 kompanive iraniane.
 
Irani e kritikoi këtë veprim duke thënë se nuk do të lejonte që siguria e tij e brendshme të bëhej fokus i debatit ndërkombëtar.
 
“Politikat amatore dhe irracionale të administratës së re amerikane nuk do të ndryshojnë asgjë në parimet e politikës iraniane”,
tha Ministria e Jashtme iraniane në një deklaratë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje