Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, teksa komentoi largimin e saj nga Tirana duke qenë se i mbaron mandati. Berisha nuk e fshehu gëzimin për ikjen e Kim, por sipas tij pas këtij largimi fshihet Edi Rama. Berisha thotë se Rama e “ka flakur Kim si një limon të shtrydhur”.

Për largimin e Kim, nuk qenka gëzuar vetëm Berisha, por mesa duket edhe iranianët të cilët ndërmorën sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Grupi i hackerave ka publikuar në grupin e telegram një foto të Ramës me Kim, ndërsa krahas saj shkruan "Një u rrëzua, shumë të tjerë kanë për të ikur...”

Por përse grupi i hakerave po gëzohet nga largimi i Kim? Mos ndoshta Berisha dhe ata janë një?

Kujtojmë që Sali Berisha iu referua si burim hakreave iranianë edhe pas sulmit në protestë nga 31-vjeçari Gert Shehu. Berisha pretendon se Gert Shehu është agjent i policisë kriminale ndonëse Policia e përgënjeshtroi. Pretendimet e tij Berisha i bazon te hakerat iranianë. Televizioni i Berishës, publikoi një artikull duke ju referuar hakerave iranianë ‘Homeland Justice’, të cilët thanë së në ditët në vijim do të nxjerrin të dhënat ku Shehu del në disa databaza të policisë.

Postimi i hakerave për largimin e Yuri Kim
 
Lajmi i televizionit të familjes Berisha

 

Postimi i hakerave ku pretendojnë se Gert Shehu është agjent i policisë kriminale