Iran-SHBA, Trump sulmon Khamenei: Kujdes kur më krahason me një klloun

"I ashtuquajturi Lideri Suprem”, i cili nuk ka qenë aq suprem kohët e fundit, ka thënë gjëra të këqija për Shtetet e Bashkuara dhe Europën. Ekonomia e tyre po shkon drejt greminës dhe njerëzit e tyre po vuajnë. Duhet të jetë shumë i kujdesshëm me fjalët."

Me këto fjalë Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi përmes Twitterit Ayatollah Ali Khamenei-in, i cili gjatë namazit të së Premtes në Teheran i quajti SHBA "terroristë".

Trump gjithashtu ka dhënë detaje të reja nw lidhje me vrasjen e gjeneral Souleimanit. Ai tha se ishte informuar nga ushtarakët që e survejonin kreun e Pasdaran nga qielli, se gjenerali ishte takuar nw aeroport me udhëheqësin paramilitar të Irakut Abu Mahdi al-Muhandis, shefi i Hezbollah dhe se kishte urdhëruar eliminimin e të dyve me një goditje të vetme.

"Dy me çmimin e njërit", - tha presidenti.

Në fakt, disa orë pasi ushtria amerikane pranoi plagosjen e 11 ushtarëve në sulmin e kryer nga Pasdaran në dy bazat amerikane në Irak, autoriteti më i lartë i Republikës Islamike kujtoi se "hakmarrja" për atë që ai e quajti ‘vrasja frikacake e gjeneralit’ të Rojeve Revolucionare të Iranit, të cilin, sipas tij amerikanët nuk mundën ta vrisnin në ‘fushën e betejës’, nxorri lakuriq imazhin e SHBA si superfuqi.

Khamenei e quajti Donald Trump një "klloun" dhe se si pretendon se mbështet popullin iranian, por më pas "e godet atë me një kamë helmuese", duke kujtuar përkrahjen e shprehur hapur nga presidenti amerikan për protestuesit antiqeveritar, madje me një postin në tweet në gjuhën Farsi.

Dje Khamenei në vazhdën e sulmeve ndaj SHBA, tha gjithashtu se "Marrëveshja bërthamore është një mashtrim”, dhe se “Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar” janë vende që i shërbejnë Shteteve të Bashkuara. ‘Ata- tha lideri iranian- mbajnë doreza mëndafshi ndërsa fshehin brenda duar të hekurta."

Khamenei sulmoi 3 shtetet europiane për vendosjen e barrierave për pasurimin e uraniumit nga ana e Iranit dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pas shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga Republika Islamike, e cila ishte zotuar të ngadalësojë procesin pasurimit.

"Gjatë luftës me Irakun, Gjermania furnizoi Sadamin me armë kimike, Franca i dërgoi atij helikopterë për të synuar cisternat e naftës iraniane dhe Britania e Madhe ishte në shërbim të tij me të gjitha mënyrat", tha Khamenei në predikimin e tij.

Nuk ka mbetur pas Presidenti Hasan Rouhani i cili para pak ditësh, në lidhje me marrëvershjen bërthamore, tha se “Me sanksione e reja të mundshme, ushtarët europianë në rajonin e Lindjes së Mesme do të jenë në rrezik”, dhe se “ata duhet të tregohen të zgjuar, të largohen nga rajoni me paqe dhe jo me luftë”.

Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca, të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore, akuzojnë Iranin për shkelje të paktit ndërsa procesi mund të çojë në sanksione të reja të OKB gjë e cila me shumë gjasa do ta dobësonte Teheranin në ndeshje kundër Shteteve të Bashkuara.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asd: 18/01/2020 14:15

    E keqja nuk vjen nga telefoni por nga mendja dhe administrimi i mjeteve dhe rregullave. Kush nuk trembet nga humbja e jetes prej perdorimit te telefonit, nuk mund te trembet per 80 mije leke. Nga ana tjeter do te kuptoja qe shteti eshte i pergjegjshem, kur sistemon rruget, gropat, ndricimin, mos lejoje e behen kanale, apo te vendose litare nga private gjoja per uljen e shpejtesive, te vendose ne rruge nje polici keshilluese, ndihmese dhe edukuese sidomos per shoferet e rinj; Ka me shume efekt nje polic qe te ben shenje te ndezesh dritat (qe ke harruar shuar) se sa ai qe te ndalon dhe do te vere gjobe patjeter. Shteti qe e mbyll detyren e tij me aplikimin e gjobes eshte shtet qe i ka prere ne bese qytetaret e tij dhe eshte futur "ne lufte" me ta. Jam i mendimit qe duhet qasje tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë