Super modelja Irina Shayk dhe aktori Bradley Cooper i dhanë fund lidhje së tyre disavjeçare. Shkak për të u tha se ishte këngëtarja Lady Gaga dhe më pas u përfol se nëna e aktorit ishte arsyeja. Ajo jetonte me çiftin dhe për modelen kjo u bë e padurueshme. Mes nënës dhe bashkëshortes Bradley, zgjodhi të parë. Çifti ka një vajzë së bashku, e cila do t`i ketë të pranishëm të dy prindërit në jetën e saj.
Mirëpo, Irina duket se nuk ka humbur kohë aspak dhe po ecën para me jetën e saj duke e shijuar në maksimum. Bukuroshja është fotografuar në shoqërinë e një mashkulli me të cilin duket se po kalonte shumë mirë, pasi u panë të qeshur dhe të përqafuar.
Sipas The Mirror, "mashkulli misterioz" ishte Alec Maxwell, drejtori kreativ i British Vogue. Nuk dihet nëse mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri, por mbetet për t`u parë. Ajo që ka rëndësi është se Irina po e nuk po e përjeton keq ndarjen.

Komente

