Irina Shayk dhe Bradley Cooper
nuk kanë më “turp” të puthen 

Irina Shayk dhe Bradley Cooper<br />nuk kanë më “turp” të puthen 
Nëse më parë ishin të rezervuar për të treguar dashurinë e tyre tashmë çifti Irina Shayk dhe Bradley Cooper tashmë nuk kanë “më turp”.

Shayk dhe Cooper janë fotografuar në Londër ndërkohë që kanë qëndruar disa minuta duke u puthur me njëri-tjetrin.

Cooper gjendej në Londër për shkak të promovimit të prodhimit të tij më të fundit kinematografik “The Elephant Man” ndërsa modelja seksi sapo kishte përfunduar një set fotografik në Barcelonë.

Ata dukeshin më të dashuruar se kurrë teksa janë puthur gjatë gjithë kohës.

 Një tjetër detaj që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së mediave është se Irina i mbante sytë hapur ndërkohë që shkëmbente puthje me Cooper. 









Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

107/3
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump

Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump