Modelja e Victoria's Secret, Irina Shayk u pa në formën e saj më të mirë teksa pozonte për kopertinën e verës së Harper Bazzar. Kjo është intervista e parë e Irina Shayk që pas ndarjes nga partneri i katër viteve të fundit, Bradley Cooper. Edhe pse është një ndër modelet më të suksesshme, Irina është shprehur se edhe ajo ka ditët e këqija dhe se ajo nuk është perfekte.
“Ndonjëherë nuk dukem si modele. Unë jam një qenie njerëzore dhe gaboj si të gjithë”,-është shprehur Irina.
Sa i përket ndarjes së saj me Bradley Cooper, Irina u shpreh se çuditet nga kurioziteti i njerëzve.

Ndërsa në lidhje me martesën, ajo vazhdon të besojë dhe nuk është kundër.
“A besoj te martesa? Po, sigurisht. Nuk jam ai lloj personi që është kundër saj”,-përfundoi Irina.
Irina dhe Bradley kanë një vajzë 2 vjeçe, Lean de Seine, për të cilën modelja ka zbuluar se i është drejtuar gjithmonë me sinqeritet. Ndërs për herë të parë ka zbuluar se kuptimi i emrit të saj vinte pikërisht nga emri i gjyshes së modeles.
/Shqiptarja.comKomente

