Edhe pse u bë e famshme vetëm duke u zhveshur, çdo gjë e ka një kufi që nuk rrezikon karrierën, edhe për modelen Irina Shayk. E dashura ruse e futbollistit Christiano Ronaldo ka pranuar për revistën “Esquire” se mund të zhvishet, por këtë nuk do ta bënte kurrë për revista erotike si “Playboy”. “Më janë bërë disa oferta për të pozuar në revista erotike, por nuk kam ndër mend t’i pranoj. Më pëlqen të zhvishem për ato revista, fotot e të cilave janë më tepër artistike, sesa vulgare”-pranoi modelja, e cila ka arritur majat duke reklamuar të brendshme femrash. Duke ju referuar super-modeleve Naomi Campbell apo Claudia Schiffer, bukuroshja ruse ka theksuar se përpos faktit që ato janë në fund të karrierës së tyre, ato e kanë mbyllur atë me dinjitet, duke mos pranuar të zhvishen për çdo lloj reviste.