IRLANDE - Policia në Irlandën e Veriut ka raportuar se në përleshjet e së premtes mes pro-britanikë dhe policisë kanë mbetur të plagosur 8 oficerë police dhe 13 protestues janë arrestuar. Gjatë trazirave në sheshin kryesor Shaftesbury të qytetit, u hodhën predha në drejtim të forcave të policisë dhe makinave të tyre. Gjithashtu tulla dhe predha u hodhën edhe në dy zonat e tjera të Belfastit Verior.

Gjatë gjithë javës janë zhvilluar protesta në gjithë Irlandën e Veriut ku pro-britanikët kundërshtojnë vendimin nga këshilltarët nacionalistë për të hequr flamurin e Bashkimit në Belfast.

Gjatë dekadave të fundit mijëra njerëz kanë vdekur në dhunë mes protestantëve që vazhdojnë të favorizojnë bashkimin me Britaninë e Madhe dhe katolikëve që kërkojnë një Irlandë të bashkuar.

Gjithashtu në Belfast ndodhet për një vizitë edhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton për të mbështetur paqen në vend. Bashkëshorti i saj, ish presidenti amerikan Bill Klinton kishte arritur një nga sukseset e tij diplomatike në marrëveshjen e paqes të vitit 1998.

(eç/lç/shqiptarja.com)