Njoftimi është dhënë nga partia e tij në rrjetin social Teitter ku shkruhej se, “Leo Varadkar, do të jetë shefi më i ri i ekzekutivit në historinë e vendit, u zgjodh sot në krye të partisë me 60 për qind të votave përballë Simon Coveney”.
“Nëse dikush si unë, i një race të përzier dhe me të gjitha gjërat e tjera që formojnë karakterin tim, mund të bëhem kryeministër, atëherë mendoj që kjo përçon një mesazh të qartë te çdo i ri”, u shpreh Varadkar në fjalimin e tij pas zgjedhjes si kreu i Fine Gael.
Zgjedhja e një kryeministri homoseksual, ka hasur kundërshtime të mëdha nga populli irlandez i cili njihet si popull me tradita të forta katolike.
Leo Varadkar e ka pranuar orientimin e tij seksual që në 2015 dhe do të jetë kryeministri më i ri në historinë e shtetit irlandez.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com