BRUKSEL- Irlanda merr kryesimin e Bashkimit Europian duke premtuar se do të përkrahë fuqishëm zgjerimin e familjes evropiane me vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre dhe Shqipëria.

Prioritet i presidencës irlandeze të BE-së që nisi zyrtarisht më 1 janar dhe do të zgjasë 6 muaj deri në verën e vitit 2013.

Në paraqitjen zyrtare të prioriteteve të Irlandës në kryesimin e BE-së prioritet është rimëkëmbja ekonomike dhe rritja e punësimit janë të parat, por nuk është harruar as zgjerimi i BE-së me Maqedoninë, Serbinë e Shqipërinë.

"Irlanda do ta përkrahë fuqishëm anëtarësimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE. Ne do të angazhohemi edhe për qytetarët e ardhshëm të Unionit", deklaroi ministrja irlandeze për Çështjet Evropiane, Lussinda Creyton. Gjithashtu ministrja shto se "Do të këmbëngulim që të përshpejtojmë negociatat me Islandën, por edhe do t'i nxitim negociatat me Turqinë"

Motoja e këtij kryesimi gjashtëmujor të BE-së nga Irlanda është "Stabilitet, Punësim, Rritje”.

(sg/shqiptarja.com)