Irlanda voton pro paktit fiskal

Irlanda voton pro paktit fiskal
DUBLIN – Votuesit irlandezë i kanë thënë ‘Po’ paktit fiskal të Europës, sipas të dhënave të para jozyrtare në lidhje me referendumin që u mbajt dje.

Të dyja kampet pro dhe kundër paktit fiskal, që kërkon vendosjen e rregullave të forta për buxhetet e vendeve të euros, kanë pranuar tashmë që vota pro ka fituar referendumin. Mbetet për të parë numrat zyrtarë të numërimit që pritet të përfundojë në orët e mbrëmjes. Sipas të dhënave të deritanishme, ‘Po’-ja ka fituar me rreth 60%.

Irlanda ishte i vetmi vend që ia nënshtroi një referendumi miratimin e paktit fiskal. Vetëm 12 prej 17 vendeve të eurozonës iu është kërkuar që të miratojnë paktin. Referendumi irlandez edhe në rast të fitores së votës ‘Jo’ nuk do ta kishte bllokuar paktin, por do ta përjashtonte Irlandën nga marrja e ndihmave prej fondit europian të emergjencës, ndërkohë që paketa aktuale e ndihmës për Irlandën ( 85 miliardë euro marrë në fund të 2010 për të shpëtuar bankat) skadon në 2013.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli