Irlandë e Veriut, ndërron jetë në
moshën 66 ish- lideri i IRA-s

Irlandë e Veriut, ndërron jetë në<br />moshën 66 ish- lideri i IRA-s
Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare ish-lideri i partisë IRA-s, Martin McGuinnes. McGuinnes, një burrë i luftës i cili u shndërrua në një njeri të paqes.  

Ai u bë dhe zëvendës kryeministër i Irlandës së Veriut.  McGuinnes vuante nga nga një sëmundje e rrallë në zemër. Nga ish-komandanti i Ushtrisë Republikane Irlandeze ai u kthye në një paqeruajtës dhe luajti një rol kyç në ndarjen e pushteteve të qeverisë së formuar pas nënshkrimit në vitin 1988 të së ashtuquajturës Marrëveshja e së Premtes së Mbarë.
 
66- vjeçari u tërhoq nga posti në janar, në shenjë proteste ndaj përfshirjes së PUD-së në një skandal energjitik, që çoi më pas në zgjedhje të parakohshme.
 
Kryeministrja britanike Theresa May deklaroi se, edhe pse nuk mund të harrojë rrugën që McGuinness ndoqi në hapat e parë të jetës, ai luajti një rol kyç në largimin e lëvizjes republikane nga aktet e dhunës.
 
“Duke bërë këtë, ai dha një kontribut historik në rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Irlandës së Veriut nga konflikti drejt paqes”, tha May.

Redaksia Online
(B.K/e.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë