Irlandë - Policia ka bërë të ditur se 26 oficerë janë plagosur gjatë përplasjeve të dhunshme në qendër të Belfastit, natën e së premtes, gjatë një parade të republikanëve.
Protestuesit luajalist nuk lejuan paradën të kalonte përmes “Royal Avenue”. Policia tha se u përfshinë nën sulmin e rëndë dhe të gjatë të turmave, “që synonin të krijonin rrëmuja”.
Pesë nga oficerët e plagosur patën nevojë për ndihmë mjekësore. Policia gjuajti me 20 plumba artificialë e përdori pompat e ujit dhe qentë.
Ata thanë se kishin pasur raportime se dy anëtarë të publikut janë plagosur. Turmat janë shpërndarë më pas dhe rrugët i janë rikthyer qetësisë. Një numër automjetesh të parkuara u shkrumbuan nga zjarri, në zonën e Rrugës Veriore.
Edhe disa dyqane u shkatërruan, ashtu sikurse edhe në lokal. Disa prej luajalistëve akuzuan policinë se ishin treguar të ashpër.
Parada, e cila i ka fillimet e saj në veri të Belfastit, shënoi futjen e internimit në vitin 1971. Një anëtar i DUP tha se parada e organizuar nga republikanët ishite projektuar për të provokuar lojalistët.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com