Irma godet jugun e Floridës
Guvernatori: Stuhi vdekjeprurëse

Irma godet jugun e Floridës<br />Guvernatori: Stuhi vdekjeprurëse
Ndërsa uragani Irma ka prekur jugun e Floridës, nga të dyja anët e gadishullit banorët po përgatiten për skenarin më të rrezikshëm, ndërsa 5,6 milionë banorëve në zonat e evakuimit i është drejtuar thirrja e alarmit që të largohen.

Guvernatori i Floridas, Rick Scott, nëpërmjet një konference për shtyp i ka kërkuar të gjithë banorëve që të evakuohen.

Ai e cilëson uraganin vdekjeprurëse, ndërsa thekson se stuhi e tillë nuk është parë ndonjëherë në Florida.

Ai u ka kërkuar njerëzve që të mos presin asnjë minutë për të nisur evakuimin, pasi priten përmbytje të mëdha, ndërsa ka njoftuar se shumica e njerëzve do të mbesin edhe pa energji elektrike.

 “Stuhia është këtu. Era e fortë dhe shirat kanë filluar të godasin jugun e Floridës. Evakuohuni që tani, jo pas një dite jo pas një ore, tani!
Kjo është një stuhi vdekjeprurëse, dhe shteti ynë kurrë nuk ka parë ndonjë gjë të tillë
", ka thënë Guvernatori.

Kjo stuhi pritet të godasë të dielën në mëngjes me një fuqi ere prej 257 kilometra në orë.




  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza