Mos e besoni nëse doni, por berberi i kryeministrit francez Hollande paguhet 9800 euro në muaj. Një lajm i tillë i publikuar nga mediat franceze i shoqëruar edhe më këto foto të kreut të Champs Elysse ka shkaktuar polemika dhe të qeshura në shumë prej rrjeteve sociale.
Një berber kushton 10 mijë euro në muaj. Është e përjavshmja satirike “Le Canard Enchaine” e cila ka zbuluar detaje të kontratës 5 vjecare të berberit të Hollande.
“Pra paga mujore është 9895 mijë euro, cka do të thotë 5 mijë euro më pak sesa rroga e vetë presidentit. Mesa duket flokët e kreut të Champ Elysee vlejnë shumë,” shkruan ajo
I kontaktuar avokati i berberit u shpreh se shifra justifikohet nga puna e rëndë dhe fakti i të qenurit në dispozicion të presidentit 24 në 24. Ai nuk zëvendësohet nga askush , madje ishte në punë edhe kur i lindën fëmijët e madje edhe kur kish një krah të thyer.
I kontaktuar nga France Press Pallati Elise nuk ka dhënë asnjë koment ndërsa e përjavshmja satirike garanton se presidenca konfirmon lajmin. Sipas saj berberi Oliver B e nis ditën e punës shumë herët, me oee të gjata, rregullon presidentin cdo mëngjes dhe cdo herë kur ai duhet të flasë në publik, përfshirë edhe fundjavën.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO