“Për sa i përket çështjes së dy kobureve që unë kisha në brez atë ditë... me këtë çështje po merren shokët e sigurimit”, u shpreh sot Strazimiri gjatë diskutimeve në komision.
Depueteti demokrat është larguar disa herë nga mbledhja duke mos preferuar përplasje me deputetët socialistë, por në replikat me Dashamir Pezën dhe Pirro Lutajn ka deklaruar se nuk ka ndërmend të bëjë autokritikë: "Autokritikë nuk kam ndërmend të bëj, do mbarojnë punën njëherë shokët e sigurimit", u shpreh ai, duke shtuar se në grupin parlamentar të Partisë Socialiste, 5 deputetë shkojnë në parlament me policë.
Në fund të mbledhjes, teksa Strazimiri ishte larguar nga komisioni, deputeti i mazhorancës Piro Lutaj iu drejtua kolegëve të Strazimirit me pyetjen ironike: "Ku iku Këllëfi", ndërsa përgjigja e Ristanit ishte në prani të gazetarëve, por pa mikrofon: "Mos u shndërroni në këllëf njëpërdorimësh të Edi Ramës".
Debati
Pirro Lutaj: Megjithë dëshirën e madhe që mazhoranca e sotme ka për të bashkëpunuar me opozitën, nuk do t’i bindemi opozitës që pistoletat e shfaqura nga kolegët deputetë të opozitës nëpër protesta t’i quajmë këllëf. Kush guxon të shkojë me pistoletë duhet t’i tregohet vendi si të gjithë qytetarëve të tjerë në Republikën e Shqipërisë.
Dashamir Peza-Strazimiririt: Dhe ajo buzëqeshja jote kur ke dy kobure në xhep është tamam sovjete.
Gent Strazimiriri: Për sa i përket çështjes së dy kobureve që unë kisha në brez atë ditë dhe të ligjit që duhet të funksionojë dhe te dekriminalizimit etj, etj me radhë. Me këtë çështje po merren shokët e sigurimit, unë sigurisht po e ndjek edhe në rrugë partie, po ti e kupton që shokët e sigurimit do bëjnë punën e tyre njëherë. Pastaj në rrugë partie, kur të mblidhet organizata bazë... Unë e kam bërë punën jtime, por zakonisht organizata bazë kur mbidhet vret ndonjë shok nga tanët, kujdes!
Fatmir Xhafaj: Mos e etiketoni prokurorin si sigurims.
Gent Strazimiri: Jo, jo, e kisha me shokët e sigurimit unë jo me prokurorinë.
Dashamir Peza: Nuk më ka bërë të ndihem mirë që të shoh një kolegun tim me një buzëqeshje shumë të ekzaltuar se kishte dy revole në xhep se nuk na bën nder.
Gent Strazimiri: Autokritikë nuk kam ndërmend të bëj, do mbarojnë punën njëherë shokët e sigurimit, dakort? Në grupin tënd parlamentar, deri tani ke pesë veta që presin të tjerë të lënë mandatin... shkojnë dhe vijnë me polici këtu.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)