TIRANË - Ankesat që ish-ministrat e qeverisë së djathtë i adresuan liderit të opozitës Lulzim Basha nuk kanë kaluar pa u “vënë re” edhe nga vetë të djathtët...madje një prej tyre, kreu i PD-së në Gjirokastër Roland Bejko, nuk ka lënë pas as ironinë dhe fantazinë.
Ai e cilëson mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të djathtë si një orë mësimi ku nxënësit (në këtë rast deputetët ish-ministra) i ankohen mësuesit (Lulzim Bashës) për shokët e tyre (krerët e degëve) për gjëra nga më banalet.
‘Dita e parë e shkollës/ Me lej msus, me lej msus, ky Lymi me disa shokë po më ngacmojnë, ndëshkoji, nxirri jashtë dhe thyeju notën në sjellje ! :):):)”, -shkruan kryedemokrati i Gjirokastrës.
Bejko e vijon edhe më tej “fabulën” e tij… “Dita e dytë/ Nuk hyj më në klasë pa u ndëshkuar nga msusi ata që më ngacmojnë; Lymi, Artani, Spiro, Sotiri, Frani etj.”
Indirekt ai “shënjestron” edhe deputetin e Gjirokastrës, ish-ministrin e Energjetikës, Genc Ruli i cili deklaroi dje se braktisi mbledhjen e grupit pasi Basha nuk po ndëshkon kryetarët e degëve.

Roland Bejko aktualisht është pedagog, e ndoshta nga përvoja e tij si mësimdhenës është "regjur" me ankesa të kësaj natyre nga nxënësit e "përkëdhelur" që duan medeomos tu ndëshkohen shokët.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Deputetët “përplasje brezash” por degët i quajnë të konsumuar