Shqipëria vijon të mbetet një nga pikat kryesore të debatit të referendumit nëse Britania duhet të qëndrojë në BE. I fundit që ka reaguar lidhur me këtë çështje është Kryeministri Britanik David Cameron i cili me ironi krahason vendin tonë me Britaninë.
Ata që përkrahin fushatën e daljes jashtë BE në fillim thanë se duan përshtatje të tipit Norvegjez, pastaj atij Kanadez. Tani flasin për stilin Shqiptar, sepse Shqipëria duket ka një pozicion të jashtëzakonshëm tregtie në Europë.
Epo, në fakt ajo nuk e ka. Shqipëria ka vlerën e saj në eksportin e peshkut. "Është qesharake të krahasosh Shqipërinë një vend i varfër që po mban radhën për të hyrë në Bashkimin Europian, me Britaninë, ekomoninë e pestë më të madhe të botës", u shpreh Cameron për median britanike.
Kreu i ekzekutivit britanik me 6 ministra kundërshtarë të politikës qeveritare kundrejt BE-së, shprehu hapur zhgënjimin që i shkaktojnë përçarjet në kabinet.
“Sigurisht është frustuese dhe më vjen keq që Boris Johnson nuk është me të njëjtin mendim sepse ai kurrë nuk ka qenë kundër. Por ai e ka në dorë për të shpjeguar se çfarë po bën”, thotë më tej kryeministri.
Kamerun u shpreh se rezultatet e referendumit do të ndikojnë në jetën e britanikëve, por megjithatë politikanët duhet të respektojnë vendimin e votuesve.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com