Ironia e Erjon Braçes: I falimentoi
Berisha, Lyli në kërkim të lopëve

Ironia e Erjon Braçes: I falimentoi<br />Berisha, Lyli në kërkim të lopëve
Përmes ironisë socialisti e njëkohësisht kreu i komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka komentuar takimin e kreut të Demokratëve Basha me fermerët e qarkut të Lushnjes e Fierit ku ai vetë është deputet.

Në një status në rrjetin social Facebook Braçe shkruan se Basha takon sot blegtorët e fermerë që i ka falimentuat në kohën e qeverisjes së tij ish kryeministri Berisha ndërkohë që premton se do të japë 100 milionë euro për ta sa të vijë në pushtet

“I Falimentoi Berisha, Lyli në kërkim të lopëve. Marrëzia e mollëve në fushat etërbufit dhe gënjeshtra 100 milionë euro në dorë për bujqit. Të dyja nga Lyli. Sic ju paralajmerova qe te premten pasdite,  vetem te djele-zyra e propagandes se Lylzim Bashes,  nisi te transmetoje ne televizionin 24 oresh te propagandes, kroniken bujqesore e blegtorale te Lylzim Bashes ne Cerme Sektor.-shrkuan Braçe

Ja statusi i Braçes në Facebook
“I Falimentoi Berisha, Lyli në kërkim të lopëve. Marrëzia e mollëve në fushat etërbufit dhe gënjeshtra 100 milionë euro në dorë për bujqit. Të dyja nga Lyli. Sic ju paralajmerova qe te premten pasdite,  vetem te djele-zyra e propagandes se Lylzim Bashes,  nisi te transmetoje ne televizionin 24 oresh te propagandes, kroniken bujqesore e blegtorale te Lylzim Bashes ne Cerme Sektor.

Ishte sic ju thashe; Lylzim Basha kishte shkuar ne ish stallat e Cim Gjonit (sot ruhen nga Gezim Gjoni) dhe kishte bere nje mbledhje me PD-ne e zones, per problemet e blegtorise. Personat qe flasin ne kroniken e prodhuar nga propaganda jane; Sekretari i PD per Cermen-Gezim Sinani, ish blegtor me 30 lope, i falimentuar në kohën e qeverisë së PD në vitin 2007!

Arsyeja e thjeshte; Angazhimi ne biznese te tjera, posacerisht ne menaxhimin e lokaleve, gjithnje jashte e large Cermes, pra pune e tij.

Me thene te drejten, une jam shume i lumtur qe Lylzim Basha shoqerohet me te. Arsyen e di e gjithe Cerma. I dyti eshte Cim Gjoni, vellai i tij qe ka ne ruajtje stallen qe vizitoi Lylzimi, eshte kunati i Gezim Sinanit. Gezim Gjoni-jo Cimi ne fakt, ka patur 24 lope, asnjehere 48; ka deshmitare te perbashket qe ne blerjen e tyre; edhe ky

i falimentuar në kohën e qeverisë së PD në vitin 2012.

Lylzim Basha mund te luaj teater, te bej si i pikelluar per gjendjen e biznesit te Gezim Sinanit, Cim Gjonit e kujtdo tjeter, por ne Cerme e dine te verteten te gjithe, nga me i vogli;

Kur dhe si u ngritën këto biznese, pse dështuan dhe kur falimentuan.

Ishte koha kur Sali Berisha e Lulzim Basha jepnin para per te mbjelle molle ne fushat e Terbufit!! Dhe i mbollen!! Lopët nuk ushqehen me mollë Lylzim.

Natyrisht qe ajo marrezi ishte shume e madhe, po aq sa genjeshtra me 100 milion euro ne dore ne vit!! Thene sa me siper,  asnje sekonde nuk mendoj se bujqit e blegtoret nuk kane probleme.

Jo! Kane plote, ne po merremi me to por te pakten qumeshti po shitet, cmimi eshte me i larte sec ishte dhe ka nisur te funksionoje skema e kompesimit me 20% te vleres per cdo liter.

Perseri, thene kete, asnje sekonde nuk mendoj se skema aktuale e subvencioneve per bageti, eshte trasnparente, funksionale e efikase. Kjo duhet te ndryshoje dhe te ndryshoje per mire!!

Paratë më mirë të shkojnë për lopët se sa për Lylzimin”

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje