Lukas Podolski është zyrtarisht lojtar i Interit, por për ironi të fatit do të debutojë përballë ekipit për të cilin bën tifo, Juventusit. Sulmuesi i huazuar nga Arsenali në një intervistë të dhënë më 2007 për “La Gazzetta dello Sport” shprehej se simpatizonte bardhezinjtë në kampionatin e Serie A dhe se një ditë do të donte të ishte pjesë e “Zonjës së Vjetër” por pak vite më pas gjermani iu bashkua zilaktërve.


“Në Itali më pëlqen Juventusi. Si fëmijë isha tifoz i Zidan dhe Del Pieros. Tani ata janë në Serie B – dhe për këtë Interi po fiton. Jam fans i futbollit italian, e dua Juven dhe Interi i meriton titujt...”, kishte thënë ish-sulmuesi i Arsenalit në intervistën e 2007.

Tashmë që gjithçka është mbyllur, gjermani sipas medieve italiane është gati për të debutuar më datë 6 Janar përballë ekipit të tij të preferuar, Juventusit.



d.balla/shqiptarja.com