Ironia e fortë e Patozit me Bashën:
Çoje PD-në për check-up te Rama

Ironia e fortë e Patozit me Bashën:<br />Çoje PD-në për check-up te Rama<br>
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka ironizuar rëndë kreun e PD, Lulzim Basha. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Patozi i ka bërë thirrje Bashës ta çojë PD te Check-up i Ramës, duke e quajtur këtë mënyrën e vetme për të dalë me sukses analiza që kreu demokrat ka shpallur se po bëhet në PD.

Me një ironi shpotitëse e të fortë, ish-deputeti demokrat i rekomandon Bashës t’ia japë më mirë Vilma Nushit, e cila ka marrë koncesionin e chech up.

“ÇOJE PD-në TEK CHECK UP-i i RAMËS. I dashur Lulzim, ka vetëm një mënyrë për të dalë me sukses kjo analiza, që ke shpallur se po bëhet në Partinë Demokratike, pas fitoreve të njëpasnjëshme në zgjedhje. Jepja më mirë ta bëjë Vilma Nushi, e cila ka marrë konçensionin e "check up-it". E para, ta bën shpejt, e dyta, ta bën falas, e treta, ta nxjerr si ta duash vetë, por më kryesorja është se ta njeh edhe qeveria”, shkruan Patozi.

patozi
(Postimi i Astrit Patozit)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital