Kreu i PDK, Nard Ndoka ironizon lenien e institucioneve të rëndësishme të vendit, në dorë të drejtuesve të përkohshëm. Pas zgjedhjes së Prokurores së Përkohshme, sot me firmë të kryeministrit Edi Rama u komandua një Drejtor Policie, gjithashtu i përkohshëm, në vend të Haki Çakos. 

Përmes një postimi në Facebook, Ndoka shkruan se ka ardhur momenti për një Kryeministër të përkohshëm dhe për rrjedhojë zgjedhje të përkohshme.

"Rama po dorëzohet parakohe; i lodhur, i frikësuar dhe në paralizë institucionale! Prokurorë të përgjithshëm të përkohshëm, Drejtorë të Policisë së Shtetit të përkohshëm; tashti koha për Kryeministër të përkohshëm dhe zgjedhje të parakohshme", shkruan Ndoka. 

ndoka
(Postimi i Ndokës në Facebook)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com